Bytyqi – Loson: Mbretëria e Bashkuar është një partner i besueshëm në zhvillimin e vendit

Shkup, 28 shtator – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi, sot ka takuar ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Metju Losonin.

Prioritetet ekonomike të Qeverisë, bashkëpunimi ekonomik aktual dhe i ardhshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë për zhvillimin e tij, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është një partner tradicionalisht i fuqishëm ekonomik në zhvillimin e vendit, ishin temat në të cilat kanë biseduar në takim zëvendëskryeministrit Bytyqi dhe ambasadori Loson.

Siç kumtuan nga kabineti i Bytyqit, ambasadori Loson shprehu falënderim për pritjen e ngrohtë dhe shpresoi që marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të tij. Theksoi se Mbretëria e Bashkuar është një nga investitorët më të mëdhenj të huaj të drejtpërdrejt në vend.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investime shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme që Mbretëria e Bashkuar e ofron në zhvillimin e vendit, duke realizuar disa projekte përmes kabinetit të zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, si njësia për ndjekjen e projekteve infrastrukturore (kapitale) dhe krijimi i Strategjisë Kombëtare Zhvillimore 2022-2042.

Në takim zëvendëskryeministri Bytyqi shprehu edhe ngushëllime për vdekjen e Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabetës së Dytë, me dëshira për suksese dhe shëndet të mirë të Madhërisë së Tij, Mbretit Çarlsit të Tretë.