Buxheti i Bashkisë së Tiranës për 2024, Braimllari: 99% do të shkojë për ortakët më të cilët ndan paratë Veliaj

Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari, duke komentuar buxhetin e miratuar nga shumica në këshillin bashkiak të kryeqytetit, për vitin 2024, tha se “ai nuk i reflekton hallet e qytetarëve”.
Sipas Braimllarit, kryebashkiaku Veliaj se ka humbur kontaktet me ralitetin.
“Mbledhja më e rëndësishme e vitit për qytetarët e Tiranës, mbledhje e cila duhet të ishte e hapur dhe duhet të kishte vëmendjen maksimale, pasi pas 4 vitesh bunkerizim total, drejtim monist i bashkisë dhe Këshillit Bashkiak është hera e parë që qytetarët njihen publikisht mbi përdorimin e parave të tyre, që këtë vit nuk janë pak por 330 milionë euro buxhet”, tha Braimllari.
Sipas tij, bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të Erion Veliajt, është kthyer në një “strukturë abuzimi në raport me qytetarët”.
“Një çifti të ri, i duhen 75 vite për të poseduar një apartament. Nëse Erion Veliaj, me gjithë lejet e ndërtimit që ka firmosur, do t’a merrte 3% në metra katrorë ashtu sic thotë ligji, sot do të kishim 1 mijë apartamente për njerëzit në nevojë”, u shpreh Braimllari.
Ai mbylli fjalën duke theskuar se “nga buxheti i 2024, 1% e tij do të shpenzohet për qytetarët dhe 99% e buxhetit do të shkojë për ortakët dhe shpurën më të cilën ndan paratë Erion Veliaj”.