“Bursa ra, pse s’e ulni çmimin e naftës?”, kërkesa e Braçes për qeverinë

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe sot ka një thirrje për reflektim për Bordin për çmimin e karburanteve.

Deputeti socialist thotë se çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shkuar nga 120 dollarë/fuçi që ishte në 31 maj, sot në 2 qershor zbriti në 112-113 dollarë duke kërkuar reflektim.

Nafta tani; Nga 120 dollarë/fuçi më 31 maj, në 112-113 dollarë/ fuçi tani. Meqë po shisni me 248 leke/litër, jo për gjë tjetër!

Se ju shisni sipas bursës apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e sipas rezervave tuaja kur blini nga rafineritë! Apo jo“, shkruan Braçe në Facebook.