Burim Rustemi për “TNT”: Kërkoj dënim me burg për të gjithë përpos Mile Janakieskit
Shkup, 27 prill – Prokurori Burim Rustemi konsideron se nuk ka dëshmuar për akuzën kundër Mile Janakieskit për keqpërdorim të detyrës zyrtare në furnizimin publik. Ai tha se nuk heqin dorë nga akuzat ndaj të tjerëve në lëndën “TNT”. Rustemi e precizoi dhe dëmin që sipas tij i është shkaktuar biznesmenit Fijat CAnoski, e ajo është 683,514,964 denarë. Për pjesën tjetër të akuzës, e që ka të bëjë për rrënim të paligjshëm të objektit “Cosmos”, Rustemi është i bindur se ka dëshmuar për veprat penale të të akuzuarve, informon Zhurnal.
“Për pikën e dytë të akuzës, e përshkak që nuk doli se Mile Janakieski ka kryer vepër penale keqpërdorim të detyrës zyrtare, heqë dorë nga akuza”, tha Rustemi.
Rustemi gjithashtu tha se për të tjerët duhet të shqiptohet dënim me burg.
“Konsideroj se kam arritur të dëshmoj gjendjen faktike, propozoj të akuzuarit të shpallen fajtorë. Për Mile Janakieski thash edhe më herët, ai kërkoi falje, i dëshmoi fjalët dhe bisedimet, kjo është rrethanë lehtësuese e cila duhet të vlerësohet. Propozoj për gjykatën si rrethanë të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë penale, pasojat e veprës, gjegjësisht dëmin, faktin se në mënyrë të kombinuar kanë tentuar të shmangin përjgegjësinë penale, fakti që nuk shprehën keqardhje, përpos Janakieskit. Për këtë konsideroj se duhet dënim efektiv me burg për të akuzuarit”, tha Rustemi.
Prokurori shtoi se Gruevski i është kërcënuar Canovskit, e për këtë Cosmos është rrënuar. Ai tha se nuk është i saktë dëshmia e mbrojtjes që objekti nuk ka përmbushur kuotat.
“Konsideroj se kam dëshmuar se të akuzuarit kanë kryer veprat. Se Nikolla Gruevski ka keqpërdorur funksionin dhe ka realizuar dëshirën që t’i hakmeret kundërshtarit politik, Fijat Canovski, por edhe ta diskreditojë si person, i cili kinse ka vepruar kundër ligjit. Fakti që Gruevski, Janakieski dhe Trajkoovski kanë shfrytëzuar fuqinë politike për ndikim, paraqet sulm mbi sistemin juridik. U dëshmua se deklarata e Canovskit është e vërtetë se i janë kërcënuar”, tha Rustemi.
Rustemi shtoi se këtë proces që është realizuar me urdhër të Gruevskit, e dëshmojjnë bisedat e përgjuara.
“Kur analizuam bisedat telefonike, e për vërtetimin e fajit të Nikolla Gruevski që të parandalojë Fijat Canovskin për të ndërtuar objektin, vërtetohet me qëllimin e tij të ndryshojë PDU-në. Kjo dëshmon se arsyeja për rrënim ka qenë absurd”, shtoi Rustemi.
Sipas tij, objekti është rrënuar edhe pse nuk ka patur arsye për rrënim./Zhurnal.mk

