Bujare Abazi jep dorëheqje si zv.kryetare e Shkupit, shkak postet që iu dhanë BDI-së

Shkup, 29 shtator – Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët, nga sot nuk është më nënkryetare e Shkupit. Për këtë ka njoftuar ajo vet duke bërë të ditur se Aleanca për Shqiptarët do të distancohet tërësisht nga Arsovska meqenëse prej dje e para e Shkupit i dha poste udhëheqëse BDI-së, informon Zhurnal.

“Dje i gjithë opinioni ishte dëshmitar se si Arsovska i dha pushtet strukturave që për vite me radhë kanë dëmtuar shqiptarët në përgjithësi dhe shkupjanët në veçanti, për këto dua të njoftoj opinionin se sot jap dorëheqje nga posti i zëvendëskryetare së Qytetit të Shkupit dhe se udhëheqësia aktuale nuk ka përkrahjen time”, tha Abazi.

Ndryshe dje Arsovska emëroi drejtorët e rinjë në ndërmarjet publike, ndërsa dy prej tyre kishte rezervuar për degën e Sarajit dhe Çairit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me NP Rrugë dhe Rrugica do të udhëheqë Said Saidi nga Çairi ndërsa me NP “Parqe dhe Gjelbërime” do të udhëheqë Zuhejr Rexhepi nga Saraji./Zhurnal.mk