Boshkov: Paga minimale shkakton pakënaqësi dhe greva

Shkup, 27 Prill – Kryetari i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se rritja e pagës minimale ka qenë problematike që nga fillimi, në vitin 2012 ndërsa rritja e fundit ka krijuar probleme më të mëdha dhe greva sindikaliste.

“Më duhet të komentoj se premtimi i vitit të kaluar për pagën minimale prej 15.200 deri në 18.000 denarë është i pavend, i cili përkundër faktit se rritja është problem për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, tani edhe sindikatat e sektorit publik e kanë parë mundësinë dhe po e rritin problemin”, thotë Boshkov.