Bora mbulon Thethin, temperatura deri në -19 gradë Celcius

Rruga në drejtim të Thethit është e hapur por herë pas here paraqiten problematika nga ngricat.

Banorët shprehen të kënaqur me hapjen e rrugës ndonëse ka dhe problematika si ngricat apo dhe furnizimi me energji elektrike.

Pavarësisht nga ngricat turistët janë të shumtë dhe kanë shumë arsye për të zgjedhur Thethin si destinacion turistik.

Probleme janë shfaqur në të gjithë qarkun e Shkodrës sa i takon ngricave. Në Malësinë e Madhe temperaturat kanë zbritur deri në -19 gradë Celsius në Vermosh ndërsa paraqiten problematika sa i takon furnizimit me energji elektrike, raporton Euronews Albania.