Bombola shkrumbon banesën në Vlorë, shpëton pronari

Një bombol gazi ka shkrumuar një banesë ne Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Babicë të Vlorës ku rreth ores 08:30 banori i banesës do ndizte bomblën e gazit për te gatuar, por ajo ka rrjedhur gaz dhe më pas ka marre flakë.

Si pasojë është shkrumbuar banesa ku ai jetonte së bashku me nënën e tij.

Ndërkohë zjarrfikësit dhe forcat policore kanë mbërritur në vendgjarje, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nxjerrjen jashtë të bombulës së çarë të gazit.

Policia po merr në pyetje pronarin e banesës.