Bombë dore ndaj xhamisë më të madhe në Kabul, ka edhe të lënduar

Kabul, 6 prill– Një bombë dore sot është hedhur ndaj xhamisë më të madhe në Kabul, derisa besimtarët ishin duke u falur, me ç’rast u lënduar të paktën gjashtë persona njoftoi policia lokale.

Ende nuk dihet arsyeja për sulmin e xhamisë Pul-e-Kishti nga shekulli 18-të në pjesën e vjetër të Kabulit.

I dyshuari është në paraburgim, deklaroi zëdhënësi i policisë në Kabul.

Askush nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmin, i dyti për më pak se një javë në Kabul.

Autoritetet talebane për sulmin i akuzuan grabitësit të cilët kanë tentuar të vjedhin. /Zhurnal.mk

Gjatë fundjavës ishte hedhur një granatë në treg kur një person humbi jetën, ndërsa 59 ishin lënduar.