BNJVL e shënon 50-të vjetorin e themelimit

Shkup, 26 prill – Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, sot do ta shënojë jubileun – 50-të vjetorin e themelimit.

Në solemnitet në hotelin “Aleksandar palas” do të mbajë fjalim kryetarja e BNJVL-së, Danella Arsovska, ndërsa do të marrin pjesë edhe kryetarët aktual të komunave dhe përfaqësues të Komitetit të këshillave pranë BNJVL-së. Të ftuar janë edhe kryeministri dhe ministrat në Qeveri, përfaqësues të korrit diplomatik, si dhe personalitete të cilët me përpjekjet e tyre kanë kontribuar për zhvillimin e deritanishëm të BNJVL-së dhe në procesin e decentralizimit.

Në shënimin e jubileut do të nënshkruhet Memorandum i ri për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe BNJVL-së. Memorandumi aktual është lidhur para 19-të viteve, më 5 mars të vitit 2003.