Blushi: Minoriteti maqedonas është një thesar për Shqipërinë

Tiranë, 10 Shtator – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte dje në Pustec, e vetmja komunë maqedonase në Shqipëri. Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e degës së partisë Pandi Jani, si dhe anëtarë e simpatizant.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se minoriteti maqedonas është një thesar për Shqipërinë dhe se në takim është diskutuar për marrjen e masave të nevojshme për ndalimin e shpopullimit të kësaj zone.

Minoriteti maqedonas është një thesar për Shqipërinë. Partia e Lirisë do t’i kushtojë gjithmonë një rëndësi të veçantë kësaj, pasi si të gjithë qytetarët e Republikës, edhe anëtarët e këtij minoriteti vuajnë pasojat e rënda të keqqeverisjes së Edi Ramës“, shkruan Blushi.

Ai shton se me Pandi Janin, një nga të rinjtë më energjikë të Partisë së Lirisë, kanë ndarë idetë për rikthimin e shkëlqimit dhe prosperitetit të bashkisë Pustec.

Të ndalohet shpopullimi i të rinjve në këtë rajon, të ruhet dhe promovohet bashkëjetesa, vlerat dhe traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas“, thuhet në njoftim.

Dhe kryetari i partisë së tij, Ilir Meta, kur ishte president i Shqipërisë, vizitoi Malën Prespën dhe Pustecin dhe maqedonasit i quan gjithmonë “një komunitet i mrekullueshëm maqedonas”- tha ai.