Bllokoi llogaritë e familjarëve të një personi që kishte vdekur, lirohet Fatos Alimadhi
Bllokoi llogaritë bankare të familjarëve të një personi që kishte vdekur, lirohet Fatos Alimadhi. Fatos Alimadhi vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, u lirua me kërkesë të Prokurorisë.
Fatos Alimadhi u arrestua dy ditë më parë pas kallëzimit nga familjarët e personit që kishte ndërruar jetë. Fatos Alimadhi akuzohej se kishte shpërdoruar detyrën me firmën e tij të përmbarimit privat.

