“Biznes jashtë kufijve” – misioni i parë tregtar i kompanive nga Greqia në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 21 mars – Oda ekonomike amerikane në shtet sot dhe nesër është nikoqire e misionit të parë tregtar të kompanive nga Greqia në Maqedoninë e Veriut “Biznes jashtë kufijve” të organituar së bashku me Odën ekonomike amerikane-greke.

Qëllimi kryesor i misionit tregtar është që të hetohen potencialet për mundësi të reja investuese për investime direkte në vendin tonë, rritjen e tregtisë bilaterale dhe formimin e bashkëpunimit midis bizneseve përmes B2B takimeve të organizuara midis përfaqësuesve të kompanive të dy vendeve fqinje. Fokusi i misionit tregtar do të jetë në sektorët industrial si: energjia, teknologjia/inovacionet, prodhimi dhe prodhimtraia, logjistika, infrastruktura, ndërtimtaria dhe agroteknologjia.

Është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të dy shteteve, diplomatë nga ambasadat e SHBA-së në Shkup dhe në Athinë, si dhe përfaqësues të bashkësive të biznesit në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut. Organizatorët paralajmërojnë fjalime hyrëse të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike fatmir Bytyqi, si dhe të ambasadores së SHBA-së në vend Kejt Mari Bërnz dhe të Dejvid Burger, zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Athinë.

Misioni tregtar është prodhim i bashkëpunimit të përforcuar midis dy odave ekonomike amerikane dhe përpjekjeve të tyre të përbashkëta për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve veçanërisht lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe përforcimin e potencialit ekonomik të bashkësisë së biznesit. Kjo iniciativë ka marrë mbështetje edhe nga Ambasada e SHBA-së për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve me prani të konfirmuar të përfaqësuesve të tyre përkatës në ngjarje.