Biznes forum i Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë

Shkup, 30 mars – Oda ekonomike në bashkëpunim me Sektorin tregtar pranë Ambasadës së Austrisë në Shkup në iniciativë të përbashkët sot organizojnë Biznes forum të Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë.

Qëllimi themelor i Biznes forumit, siç informuan nga Oda, është të nxitet bashkëpunimi mes kompanive të shquara austriake dhe institucioneve dhe kompanive shtetërore të RMV-së, nga sfera e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, me mundësi për zgjidhje të dukshme, të ndryshueshme dhe praktike.

Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, në Forum fjalim të vet do të kenë përfaqësues të institucioneve shtetërore, të cilët do t’i prezantojnë projektet aktuale dhe të ardhshme nga infrastruktura rrugore dhe hekurudhore