Bislimi thotë se në Thesar ka më pak mjete se vitin e kaluar – Hoti e quan shumë inteligjent

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Thesarin e Kosovës këtë vit ka më pak mjete së në vitin e kaluar.

Ai theksoi se të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind.

“Në ditën e sotme, të vitit të kaluar, në Thesarin e Republikës së Kosovës kemi pasë mjete, në nivelin e 702 milionë eurove, sot në buxhetin e Republikës së Kosovës kemi 697 milionë euro, domethënë kemi mjete më pak se vitin e kaluar”.

“Kemi 0.7 për qind më pak mjete në thesar, se kemi pasë në vitin 2021, në ndërkohë që të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind”.

Me këtë rast ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti duke e quajtur Bislimin inteligjent, që i kupton gabimet, por që deklaron tjetër gjë.

“Zëvendëskryeministri shumë inteligjent. Unë shoh shifra dhe nuk jam inteligjent sa ky. Ku tu kanë rritur importet 800 milion. Ato 40 mijë vende të punës nuk po japin rezultat”.

“Çka tregon shifrat vetëm për mjetet e inkasuar të naftës këtë e argumentova që 200 milionë euro mi lenë te qytetarë. Ju jeni inteligjent dhe i kuptoni, por tjetër gjë çka thoni”.