Bie zjarr në një lokal në Vlorë
Një zjarr ka përfshirë një lokal në Vlorë mbrëmjen e sotme, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. ,
Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në fshatin Zvërnec në afërsi të plazhit, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstruksion druri.
Sot, rreth orës 20:15, në fshatin Zvërnec, në afërsi të plazhit, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstruksion druri. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

