BFI: Muaji i Ramazanit nis të shtunën e ardhshme! Çmimet e sadekatul fitrit mbeten të njëjta

Shkup, 25 mars – Bashkësia Fetare Islame sot pas mbledhjes që mbajti, ka njoftuar se Muaji i Ramazanit 1443H/2022 zyrtarisht fillon më 2 prill, ditën e shtunë.

Nga BFI gjithashtu bëjnë të ditur se Rijaseti i BFI-së do të formojë komisione për vizita në vend dhe jashtë, ndërsa Muftinitë me programet e tyre të mbulojnë gjithë territorin e tyre.

Gjithashtu, është paraparë të organizohen tribuna shkencore në nivel të Rijasetit dhe Muftinive të BFI-së.

Sa i përket Fitrit, BFI ka vendosur që të mos shtrenjtojë çmimin e fitrit, dhe kështu fitrat janë ndarë në 150 denarë për person, 200 denarë, 300 denarë dhe kategoria e parë 400 denarë. Nisabi i zekatit do të jetë 91.6, që në mjete financiare është: 5.141,- euro.

https://www.facebook.com/bfinmk/posts/10159535559184627