Beyonce vishet nga duart e kreatores shqiptare, Lena Berisha

Lena Berisha, tashmë është emër i njohur edhe përtej kufive shqiptar.

Kjo pasi stilistja kosovare, ka krijuar veshje për shumë yje të famshme ndërkombëtarisht.

Bëhet fjalë për Cardi B, Bebe Rexha, e shumë personazhe të tjera.

Por, së fundi, stilistja ka mahnitur të gjithë pasi ajo ka krijuar veshje edhe për yllin e muzikës pop, Beyonce.

Beyonce, ka shkëlqyer nën krijimin e Lena Berishës për videon e saj për Tiffany & CO.

https://www.instagram.com/reel/CjSt8k4jAkJ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d460f956-41e3-4c41-946d-9eabfd13b747