Besimi: Huaja nga FMN do të jetë me një për qind interes, ndërsa paratë janë për mbështetje buxhetore
Shkup, 21 Prill – Me një për qind interes do të jetë huaja që vendi e kërkon nga FMN, por detajet për shfrytëzimin e tij së pari do të definohen. Paratë nga huamarrja do të shfrytëzohen për mbështetje të Buxhetit, tha ministri i Financave Fatmir Besimi.
Sipas Besimit, kjo normë e interesit është dukshëm më e ulët nga ajo që për momentin mund të arrijë për euro-obligacionet për ne, ndërmjet 4,5-5,5 për qind.
Siç sqaroi Besimi duke qenë mysafir në TV Sitel, për procesimin e huasë do të ketë kërkesë zyrtare edhe misioni i FMN-së në vend.
-Kjo është një kërkesë drejtuar FMN-së për huamarrjen, dhe ky është programi i likuiditetit dhe kujdesit. Zakonisht ky Program përfiton për vendet me politika të shëndosha ekonomike, në situata ku ka pasiguri si kjo aktuale. Programi nuk është i lidhur me një projekt specifik, por mbështet politikën fiskale dhe makroekonomike. Në mënyrë jo të plotë, një pjesë e këtij programi përdoret si masë paraprake – ne i kemi ato shuma, por nuk i përdorim, ato shërbejnë për të forcuar pozicionin tonë në tregjet financiare”, tha ministri i cili merr pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.