Berisha nis fushatën, prezanton kandidatin për Bashkinë e Durrësit

Nga turi i foltoreve, Sali Berisha nisi fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Shqipëri.

Gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka, lideri historik i demokratëve hoqi një paralele mes kandidatëtve të Bashës dhe Ramës.

“Vota për kandidatin e Lul Bravës është votë për Edi Ramën dhe pushtetin e tij”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Berisha risolli në vemendje edhe bashkëpunimin e kësaj dysheje në Portin e Durrësit, që e cilëson si aferën më të madhe korruptive në Europë: “800 mijë metra katrorë do të shndërrohen në zonë ndërtimesh. Do të lahen miliarda droge”.

I pranishën në takim ishte edhe depueti i Qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi, që bëri edhe një herë të qartë vijën ndarëse mes Rithemelimit dhe PD-së zyrtare: “Lulzim Basha vendosi që PD-ja të mos përballet për të mos fituar Bashkinë e Durrësit dhe shumë të tjera në Shqipëri. Kishte plan për ta bërë jofituese partinë. Ne ia kemi hequr pushtetin kryetarit që përcaktonte me kulisa korruptive kandidatët e Partisë Demokratike”.

Nga ana tjetër, kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” shprehu bindjen se pas 22 vitesh, Durrësi do t’u kthehet qyetarëve.Zyrtarizimi i Ardian Mukës pritet të behët gjatë kësaj jave, kur përfundon edhe afati i regjistrimit të kandidatëve në KQZ.