Berisha kundër rritjes së pagave të deputetëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të votojë ligjin për rritjen e pagave. Ai kërkoi nga salla e parlamentit rritjen e minimumit jetik deri në 200 euro.

“Kam qenë dhe do jem gjithnjë për rritjen e rrogave, kjo nuk ka diskutim. Nëse ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend, kjo është ngrirja e rrogave. Kam insistuar se ky proces të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh.”

Jashtë parlamentit, pyetjes për ritkhimin politik të Lulzim Bashës, Berisha iu përgjigj me të qeshur ironike.

“Si më tremb mua? Po çfarë flet mo?Po atë po e përdor Rama si do ai, po si më tremb mua ai. Mos bëj shaka!”

Akuzave të Berishës, Basha iu përgjigj npërmjet një postimi në Tëittër, duke e bërë përgjegjës për dështimin e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.”

Pas më shumë se një vit jashtë skënës politike,  Lulzim Basha ka nisur takimet në tërren. Në takimin me të rinjtë prezantoi tre teza të vjetra: vetting në politikë, mandat i kufizuar për kryeministrin dhe listat e hapura.