Bekteshi: Plotësisht jam i fokusuar në krizën energjetike

Shkup, 6 Tetor – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se nuk ka kohë të mendojë për ndryshime të mundshme në BDI sepse është plotësisht i fokusuar në menaxhimin e krizës energjetike.

Ky, thekson ai, është vendim i kryetarit dhe kryesisë së partisë.

“Jam plotësisht i fokusuar në menaxhimin dhe përballimin e krizës energjetike. Nuk kam kohë të mendoj për këtë, është vendim i kryetarit dhe kryesisë së BDI-së. Ne kemi thënë gjithmonë se jemi të gatshëm të bisedojmë, si brenda partisë, ashtu edhe me publikun dhe me të gjithë ata që janë të interesuar se çfarë është bërë sipas Programit dhe çfarë duhet bërë. Gjithmonë në përputhje me Programin e krijuar nga Kuvendi dhe organet partiake”, tha Bekteshi duke qenë mysafir  sonte në televizionin Sitel.