Bekteshi: Klubi i natës “Privilixh” nuk ka licencë pune
Shkup, 12 prill – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot për “Sloboden Peçat” ka konfirmuar se klubi i natës “Privilixh” para së cilës u vra hendbollisti kroat Denis Tot, nuk ka licencë për punë, transmeton Zhurnal.
“Inspektorati Shtetëror i Tregut mund të dalë në teren dhe të hetojë rreth kësaj çështje”, shtoi Bekteshi.
Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut paralajmëruan se përsëri do të veprojnë këtë klub nate edhe pse ka patur edhe intervenime të mëhershme.
Para këtij klubi, javën e kaluar për vdekje u rrah hendbollisti kroat Denis Tot. Për vdekjen e tij akuzohen tre persona, dy prej të cilëve tanimë janë në paraburgim. I dyshuari i parë Anxhelo Gjorgievski është në ikje ndërsa organet kompetente po hulumtojnë nëse ai e ka braktisur shtetin ose ende është këtu./Zhurnal.mk

