Bekim Sali përuron gazifikimin e spitalit të Kumanovës

Kumanovë, 20 prill – Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot ishte në përurimin e gazifikimit të spitalit të Kumanovës. Sali u shpreh se me gazifikimin e spitalit zgjidhet problem shumëvjeçar ndërsa gjithashtu do të ketë efekt të rëndësishëm për mjedisin dhe cilësinë e ajrit. Do të mundësohet gjithashtu lehtësim finansiar për institucionin, transmeton Zhurnal.

Bëhet fjalë për investim rreth 20 milion denarë ndërsa fondi është siguruar nga buxheti.

“Po ashtu, në Spitalin e Kumanovës, përmes projektit IPA të Bashkimit Europian, u sigurua dhe u vu në funksion sistemi më i ri bashkëkohor i tomografisë kompjuterike, i cili e fuqizon dukshëm diagnostikimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve që në disa raste mund të jetë vendimtare për të shpëtuar jetën e dikujt”, shprehet ministri Sali.

Sali u ndal të flet edhe për gjendjen me pandeminë dhe statistikat e vaksinimit. Sipas tij, 46% është numri i popullsisë së vaksinuar në vendin tonë ndërsa interesi për vaksinim ka rënë dukshëm./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/bekim.sali.98/posts/817139169262831