Bëhet virale përgjigjja e Rita Orës kur u pyet nga një shqiptar për t’u martuar me të

Javën që lamë pas, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mbajti koncert falas në Tiranë.
Ditë pas përfundimit të koncert, virale është bërë një video ku ishte e përfshirë edhe Rita.

Në ‘TikTok’ po qarkullon një video ku shihet se një fans shqiptar teksa i ka propozuar për martesë këngëtares pas koncertit.

“Rita, do martohesh me mua të lutem?”, dëgjohet t’i thotë ai.

Ndërkohë këngëtarja ka qeshur dhe i ka dhënë një përgjigje epike.

“Çfarë pyetje palidhje…”, i është kthyer ajo me humor.

Ndryshe, këngëtarja është martuar në fshehtësi me regjisorin, Taika Waititi.