Begaj vizitë zyrtare në Letoni, Estoni dhe Lituani

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është nisur sot për një vizitë zyrtare në vendet baltike: Letoni, Estoni dhe Lituani.

Kreu i Shtetit do të takohet me homologët e tij në këto shtete, kryeministrat, si dhe kryetarët e parlamenteve.

Në fokus të bisedave do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve me secilin nga këto shtete si aleatë në NATO, integrimin e Shqipërisë në BE, proceset  integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, roli i aktorëve të tretë etj.