Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra dhe emëron të rinjtë
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.
Ministrat e rinj pritet të nisin punën të martën paradite, në drejtimin e ministrive, të cilat ia ka besuar kryeministri Rama.
Ministrat e rinj:
Ministër i Financave – Ervin Mete
Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani
Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj
Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu
Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj
Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku