Bastisje ne Veles, janë gjetur 842 copë mjete piroteknike

Në Veles këtë mëngjes në ora 09:00, zyrtarët e policisë e kanë privuar nga liria Z.C. (61) nga Velesi.

Gjatë kontrollit të tij në Tregun e qytetit në Veles dhe gjatë basatisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur gjithsej 842 copë mjete piroteknike.

Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.