Bastisje në shtëpinë e 47 vjeçarit nga Shipkovica, gjenden armë dhe të holla
Tetovë, 9 janar – Dje nga ora 8 deri në orën 10 në Shipkovicë të Tetovës, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e 47 vjeçarit I.A, informon Zhurnal.
Gjatë bastisjes janë gjetur një pushkë automatike, dy karrikatorë, 12 plumba, 4020 euro dhe 300 franka, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk

