Bastisje në Shkup, gjendet drogë, arrestohet dileri
Shkup, 16 nëntor – Nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për tregti të palejuar pranë SPB Shkup, paraprakisht pas marrjes së urdhërit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e B.A. (25) nga Shkupi.
Siç njofton MPB-ja, gjatë bastisjes janë gjetur tri qese me marihuanë me sasi të përgjithshme prej rreth një kilogramë e gjysmë. B.A. është privuar nga liria dhe është në mbajtje në stacion policor dhe kundër tij pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës në procedurë të shpejtë.

