Bastisje në Shkup, gjendet drogë, arrestohet dileri

Shkup, 14 korrik – Nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup sot në ora 06:30 e kanë privuar nga liria F.J. (30) nga Shkupi.  

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në f. Vollkovë-Shkup, siç kumton MPB, e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie në gjendje pluhuri ngjyrë e bardhë. Ai është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.