Bastisje në Shkup, arrestohet shpërndarësi, gjendet drogë

Në rajonin e Karposhit-Shkup, dje në ora 19:00, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.T. (32) nga f. Vizbeg-Shkup.

Gjatë bastisjes, siç njofton MPB-ja në hapësirën afariste në objektin e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie ngjyrë e bardhë, më shumë lloje të tabletave dhe dy terezi dixhitale.

“Më vonë, me urdhër gjyqësor, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e tij në f. Vizbeg dhe gjatë kësaj janë gjetur dhe sekuestruar materie në gjendje pluhuri ngjyrë e bardhë dhe më shumë tableta. Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, theksohet në kumtesën e MPB-së.