Bastisje në qytete të ndryshme, mbi 20 të arrestuar, konfiskohen armë, drogë e municion

Shkup, 25 mars – Gjatë aksionit të sotëm policor në territorin e të gjithë shtetit janë arrestuar mbi 20 persona, kundër së cilëve pas dokumentimit të rasteve do të shtrohen parashtresa përkatëse.

Sektori për polici kriminaliste – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme sot në bashkëpunim me njësitet për tregti të palejuar me drogë dhe armë në rajonet e të gjitha sektorëve të punëve të brendshme në shtet ndërmori aktivitete të koordinuara për shkatërrimin e shitjes së drogës narkotike, shitjen në rrugë të drogave narkotike dhe sintetike dhe tregtisë së palejuar me armë zjarri.

“Prej orës 05.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer bastisje në shtëpitë dhe hapësirat e tjera në mbi 20 lokacione (pesë në SPB Tetovë, nga dy në rajonet e NJPB Gjevgjeli dhe NJPB Kërçovë, nga një në SPB Shkup, SPB Kumanovë, SPB Strumicë, SPB Shtip, NJPB Strugë, NJPB Probishtip, NJPB Berovë, NJPB Sveti Nikollë, NJPB Manastir, NJPB Gostivar, NJPB Negotinë dhe NJPB Kavadar), me ç’rast janë gjetur dhe marrë sasi e madhe e marijuanës, kanabis, 22 paketime heroinë, amfetaminë, materie pluhuri, gjësende me mbetje të materies prej pluhuri, mjete në të holla, dy shtypëse, tri peshore, 29 plumba prej të cilave 25 me kalibër 7,62 х 39 mm dhe katër plumba me kalibër 38 special”, publikuan nga MPB në faqen zyrtare të Fejsbukut.

Siç kumtoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska, në rajonin e NJPB Gjevgjeli është gjetur një laborator i improvizuar për prodhimin e kanabisit.

https://www.facebook.com/mvr.gov.mk/posts/277892717854596