Bastisje në Ohër, policia gjen arsenal me armë të ndryshme
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se pas bastisjes së djeshme në Ohër është arrestuar një person tek i cili janë gjetur armë dhe municione të ndryshme.
Siç thonë nga MPB, bëhet fjalë për S.T (36) nga Ohri.
“Më datë 08.02.2023 në ora 16:15, zyrtarë policorë nga SPB-Ohër i kanë hequr lirinë S.T.(36) nga Ohri. Gjatë një kontrolli me urdhër në shtëpinë e tij, është gjetur një pistoletë Sigsauer 9 mm me karikator me tetë fishekësh, 454 fishekë pistolete të kalibrave të ndryshëm, një armë gjahu Simson Suhl, 21 fishekë gjahu dhe një granatë dore”, thonë nga MPB.

