Bastisje në Manastir, gjendet një pistoletë dhe drogë

Manastir, 22 dhjetor – Në Manastir mbrëmë në orën 19:30, nëpunësit e policisë të Policisë Kriminalistike të SPB Manastir e kanë privuar nga liria T.P. (33) nga Manastiri.

Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, informuan sot nga MPB-ja, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe pesë fishekë, amfetaminë, marihuanë dhe sende të tjera me mbetje nga marihuana dhe amfetamina.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.