Bastisje në Kavadar, janë gjetur hashash dhe marihuanë, arrestohen dy dilerë

Shkup, 25 dhjetor – Nëpunës  policorë të NJPB  Kavadar dje kanë privuar nga liria personat N.R.(21) dhe Sh.D.(19), të dy nga Kavadari.Gjatë kontrollit në banesën e tyre, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, janë gjetur dhe konfiskuar pesë pako me marihuanë dhe një pako me hashash, njoftojnë nga MPB-ja.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.