Bastisje në Haraçinë, Nerez dhe Radushë, arrestohen disa narko dilerë
Shkup, 1 prill – Ministria e Punëve të Brendshme sot ka organizuar bastisje në vendbanimet Nerez, Haraçinë dhe Radushë. Sipas disa informatave, janë organizuar narko dilerë dhe grupe të organizuara kriminale, transmeton Zhurnal.
Sipas disa burimeve, po arrestohen disa dilerë të marihuanës dhe kokainës dhe atë në disa vendbanime të ndryshme. Nga policia konfirmojnë se po vijon aksion për arrestimin e narko dilerëve, por më tepër detaje do të publikohen vetëm pas përfundimit të aksionit./Zhurnal.mk

