Bastisje në disa lokacione të Shkupit! Në mesin e të arrestuarve edhe Ismet Guri

Shkup, 19 korrik – Biznesmenë, inspektorë dhe zyrtarë politikë janë arrestuar në një aksion të madh policor mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve jozyrtare, janë arrestuar tre punonjës të Drejtorisë të Ardhurave Publike, mes tyre Guri dhe djali i tij. Të dyshuar janë gjithsej 15 persona dhe 3 kompani.

Jozyrtarisht, mësohet se personat e arrestuar dyshohen për pastrim të parave dhe mashtrim tatimor.

Nga MPB zyrtarisht pohojnë se vijojnë bastisjet që po bëhen në koordinim me Prokurorinë dhe se informacione të detajuara do të ketë gjatë ditës. Policia mëngjesin e sotëm po kryen bastisje në disa lokacione në Shkup, ku tashmë janë arrestuar disa persona. Burime brenda MPB-së bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve ka biznesmenë, inspektorë, si dhe funksionarë të BDI-së.