Bashkia e Tiranës vendos flamurin e Kosovës në 14 vjetorin e pavarësisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka publikuar pamjet e mbulimit të godinës së bashkisë me flamurin e Kosovës në nder të 14-vjetorit të pavarësisë.

Në një video të shpërndarë për publikun në rrjetet sociale, shihet momenti i vendosjes së flamurit gjigant të Kosovës që mbulon të gjithë fasadën ballore të godinës së Bashkisë së Tiranës në Sheshin “Skënderbej”.

“Dashni nga Tirana”, shprehet Veliaj.