Basha: Bëj gjithçka për hir të demokratëve dhe bashkimit të PD

Lulzim Basha ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të bashkuar demokratët dhe Partinë Demokratike.

Kështu është shprehur sot kryedemokrati nga selia e PD në një prononcim të shkurtër për gazetarët.

“Jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i Partisë Popullore Europiane për Partinë Demokratike, për demokratët. E dyta dhe më e rëndësishmja, dua ta konfirmoj para gjithë demokratëve, unë mbetem në dispozicion të bëj gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”, tha Basha.