Barrikada në Zupç nuk është larguar ende
Përderisa barrikadat në fshatin Rudarë dhe në Lagjen e Boshnjakëve janë larguar, ajo në Zupç vazhdon të qëndrojë ende.
Rruga që të qojnë drejt pikës kufitare në Bërnjak, raportohet që ende ka mbetur e mbyllur
Ndërsa, në Lagjen e Boshnjakëve është larguar edhe kamioni i fundit barrikadues disa minuta më herët. Automjetet e tjera të rënda që kishin bllokuar rrugën në Lagjen e Boshnjakëve janë larguar rreth orë 17.

