“Ballkanit të Hapur” iu vu dryni në Berlin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, vlerëson se nisma “Ballkani i Hapur” është bllokuar në Gjermani.

“Ballkanit të hapur” iu vu dryni në Berlin, ka shkruar ai në Twitter.

“Tregtarëve të dështuar të vëllazërim-bashkimit iu mbetet të kthejnë sytë kah Brukseli e Washingtoni, ose të lëshojnë udhë”.

Deklarimet e tij vijnë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Berlin ku u takua me krerët shtetërorë gjermanë atje.