Balla vizitë zyrtare në Rumani, takim me kryetarin e dhomës së deputetëve, Marcel Ciolacu
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Rumani.
Balla u prit në Parlamentin e Rumanisë në një takim nga Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Marcel Ciolacu.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Balla në vizitën e tij në Rumani shoqërohet nga deputetët e Kuvendit, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Pendavinji.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Bukuresht-Parlamenti i Rumanisë, Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Marcel Ciolacu. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

