Balla paralajmëron Berishën: Ke hyrë në llogaritë e Rusisë, je në listëpagesat e Kremlinit

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar nga kreun e PD-së Sali Berisha për bashkëpunim me Rusinë.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla nënkuptoi se Berisha ka marrë para ruse dhe se emri i tij ndodhet në llogaritë e Kremlinit.

Më tej Balla tha se në ditët në vijim do të dalin fakte që vërtetojnë se Berisha është financuar nga
Rusia.

Ditët në vijim do të dalin faktet, që kulmoi me Lulin por me porosi të Berishës.

Ndani ju me emisionin e Përputhen se cili i ka fajet. Ti Sali i di faktet që ne disponojmë”, tha Balla.

kreu i grupit Parlamentar të PS-së. Balla i tha në një pjesë të fjalës së tij Berishës, se ende për të është ende habi sesi shqiptarët i kanë dhënë kaq shumë pushtet ndërkohë që është përgjegjës për shumë krime që kanë ndodhur në Shqipëri.

‘Se kuptoj sesi Shqipëria të kanë dhënë kaq shumë pushtet.’- tha Balla

Berisha duke qeshur nga vendi dhe pa u shqetësuar për asnjë akuzë u përgjigj se shqiptarët do ja japin sërish.

‘Do më japë prapë!’- tha Berisha nga vendi.