Azeski – Gjukanoviq: Krizat treguan se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal 

Shkup, 18 prill – Krizat treguan se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal, përfunduan sot në drekën e punës kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe kryetari i Malit të Zi Milo Gjukanoviq.

Takimi është para takimit të Platformës së Biznesit Ballkani Perëndimor – BE të organizuar nga Forumi i Investimeve të Odës (FIO) javën e ardhshme në Bruksel, ku Azeski merr pjesë si bashkëkryetar i FIO-s.

Në drekën e punës, siç informuan nga Oda, u diskutuan perspektivat për vazhdimin e procesit të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal, “proces i cili nuk u realizua vitin e kaluar me dinamikën e dëshiruar”.

“Azeski e informoi Gjukanoviqin për aktivitetet në kuadër të Fondit Rajonal për Sfida, si dhe për thirrjen e dytë për aplikim që u mbyll javën e kaluar, e cila është e koordinuar nga Oda Ekonomike e Malit të Zi në kuadër të FIO-së, njoftuan nga Oda.

Në periudhën e ardhshme, FIO do të vazhdojë aktivitetet e Programit Rajonal të Furnizuesve, ku kompanive të përzgjedhura nga rajoni do t’u ofrohet asistencë teknike për digjitalizim dhe qasje në financa, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre dhe përfshirjen më të lehtë në zinxhirët rajonal dhe global të furnizim, për kompanitë që janë pjesë e bazës së furnitorëve në platformën e zhvilluar nga FIO (market-access.wb6cif.eu).

Në maj do të mbahet edhe një konferencë rajonale dhe takime B2B “Krijimi i një produkti të përbashkët turistik” Trebinje, BeH. Do të shpallet thirrja për çmime rajonale që FIO ua dhuron kompanive që kontribuojnë në promovimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe që me punën e tyre vendosin standarde të reja në fushën e digjitalizimit, inovacionit dhe progresit teknologjik./Zhurnal.mk