Autostrada Shkup-Bllacë do të kushtojë 186 milion euro për 10kilometra, borxhi duhet të kthehet deri më 2026
Shkup, 9 shtator – Autostrada që do të ndërtohet na Shkupi deri në afërsi të kufirit në Bllacë, do të kushtojë gjithsej 186,7 milion euro për ndërtimin e 10 kilometrave. Kjo është shënuar në tenderin e publikuar nga ndërmarja publike “Rrugën Shtetërore”, transmeton Zhurnal.
Banka Evropiane për Zhvillim siguron hua prej 167,6 milion eurove nën garanca të shtetit, derisa projekti do të bashkëfinansohet me 20,8 milion euro grant investues të siguruar nga BE përmes kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor.
Rrugët Shtetërore shtojnë se dy kilometrat e fundit deri te kufiri kosovar, tanimë janë finansuar nga ndërmarja publike dhe atje po vijojnë aktivitetet ndërtimore.
Në ligjin për garanca e cila tanimë është votuar në Kuvend, është vërtetuar shuma e njejtë, e më tej shtohet se borxhi do të paguhet për 16 vjet. Për dy pjesët e rrugës, janë paraparë gjithsej 11 tunele me gjatësi të përgjithshme 4,8 kilometra, ndërsa janë paraparë 9 ura me nga një korsi në një drejtim, në gjatësi prej 1,35 kilometra.
Data e vlerësuar për fillimin e projektit është 17 nëntori sivjet. Kësti i parë i borxhit duhet të paguhet më së voni deri në vitin 2026. Autostrada parashihet të përfundojë për 48 muaj. Ndërsa sa i përket pjesës së parë të autostradës Shkup Bllacë, ajo është vonuar tanimë për një vit. Autoritetet qeveritare në janar të vitit 2020 nënshkruan marrëveshje me ndërmarjet ndërtimore Granit për fillimin e pjesës së parë të punimeve, më saktë për ndërtimin e dy kilometrave të para nga gjithsej 12 kilometra, por afati nuk respektohet./Zhurnal.mk

