Autostrada Kërçovë – Ohër që 10 vite nuk përfundon, kujt i takon përgjegjësia!

Shkup, 25 dhjetor – A do të ketë përgjegjësi për lëshimet dhe zvarritjet në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, projekt ky që zgjati 10 vjet dhe u bë dyfish më i shtrenjtë se sa parashihej. Kjo autostradë e gjatë 57 km filloi të ndërtohej në shkurt të vitit 2014 dhe qeveria e atëhershme premtoi se do të ndërtohej deri në vitin 2018. Edhe pak ditë kanë mbetur për të hyrë në vitin 2024 dhe për tu bërë 10 vite të plota nga koha kur ka filluar ky projekt i cili nuk po përfundon dot, dhe për të cilin askush nuk po mban përgjegjësi. Në fakt, faji për mos realizimin e këtij projekti ka një adresë të caktuar është pikërisht drejtori dështak, Ejup Rustemi, i cili është drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore”, që për fat të keq rrugët janë në gjendje katastrofale. Mbase, mund të ketë arsyetime që nuk është drejtor nga koha që është nënshkruar ajo marrëveshje, por tani që është barra bie mbi të. Sepse, në rast se kishte përfunduar ky projekt edhe pas 10 viteve Rustemi do të ishte i pari me gërshërë në dorë për të prerë shiritin e kuq, shkruan Zhurnal.

Rustemi duhet të mbajë përgjegjësi për mos realizimit e projektit 10 vjeçar –

Projekti 10 vjeçar të cilit nuk po i vjen dot fundi, është ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, që është nënshkruar marrëveshje që nga viti 2014 e që 10 vite më vonë nuk po përfundon asesi. Por, a duhet të ketë përgjegjësi për lëshimet dhe zvarritjet në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, projekt ky që zgjati 10 vjet dhe u bë dyfish më i shtrenjtë se sa parashihej. Kjo autostradë e gjatë 57 km filloi të ndërtohej në shkurt të vitit 2014 dhe qeveria e atëhershme premtoi se do të ndërtohej deri në vitin 2018.

Edhe pse paraprakisht ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski ka premtuar se do ta përfundojë autostradën, ai për TV21, nuk deshi të specifikojë se kur mund të jetë gati edhe pse kontrata me kompaninë kineze Sinohidro skadon deri në fund të muajit.

“Ajo që në fakt po ndodh në terren, kemi 11 rrëshqitje të dheut që kanë ndodhur në periudhën e kaluar. Ka defekte teknike të natyrës teknike, të natyrës projektuese dhe ato gabime që përsëriten me rrëshqitje, me pjerrësi të reja janë teknike dhe të natyrës projektuese. Kështu që kushdo që ka bërë gabim, që ka bërë lëshim të caktuar, do të mbajë përgjegjësi”, tha Boçvarski për TV21.

Boçvarski foli edhe për autostradën Shkup-Bllacë, projekt që po ashtu po zgjat shumë kohë dhe u rrit edhe çmimi i tij. Kjo autostradë duhet të lidhë dy kryeqytetet, Shkupin dhe Prishtinën. Boçvarski tha se  projekti po përparon.

Por, në fakt faji nuk mund të lihet vetëm te ministri i Transportit, pa justifikuar askënd por vetëm duke identifikuar politikanët që premtojnë e nuk realizojnë, politikanë që në xhepin e brendshëm mbajnë gërshërët për të prerë shiritat e kuq e të jenë pjesëmarrës në përurime. Por, që të njëjtit zhduken nga opinioni publik pas dështimeve.

Fjala është për drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi, i cili preferon vetëm të përuruojë por jo edhe të mbaj përgjegjësi për dështimet njëpasnjëshme që po ndodhin pikërisht me rrugët e këtij vendi.

Kuvendi, theksoi kryeministri, duhet të bëjë cilin do ndryshim sepse kontrata me kontraktorin është bërë me vendim ligjor. Sipas Kovaçevskit, 600 milionë euro për autostradën që është në ndërtim e sipër që nga viti 2014 nuk hyjnë “në kontejner” sepse 75 për qind e rrugës tashmë është ndërtuar, por, siç tha ai, problemi është se projektimi dhe riprojektimet nuk janë bërë në mënyrë cilësore dhe për këtë arsye kjo rrugë ndërtohet pafundësisht.

Premtimet i ka për qejfi Ejup Rustemi për realizimet nuk brengoset aspak, sa të ketë data ka edhe premtime –

Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, ia ka huqur edhe me premtime të shumta. Akoma nuk po nisë ndërtimi i Qarkores së Tetovës. Për të njëjtën është thënë se do të nisë në shtator, por ky afat tashmë është shkelur me dy këmbë, pasi ne veçmë jemi futur në muajin nëntor. Nuk ka filluar në kohë e nuk dihet kur do të fillojë, dhe kur kemi konfuzione të tilla kemi të bëjmë me papërgjegjësi të institucionit përkatës që udhëhiqet nga Ejup Rustemi.

“Shpresojmë që nga shtatori do të shihni mekanizmat që do punojnë,  kjo është shumë e rëndësishme për Tetovën”, pati thënë Ejup Rustemi, në qershor të këtij viti.

Autostradën Shkup – Bllacë kishte premtuar se në pranverë të këtij viti dy kilometrat do të duhej të përfundonin, por që nuk i bëhet vonë të dalë me një premtim të ri. Pasi pranvera e vitit 2023 ka kaluar kohë më parë, dhe neve na mbetet të presim pranverën e vitit vijues. Me pretendimin e tij se qytetarët harrojnë çfarë ka premtuar më herët. Në fakt vetëdija e qytetarëve është më e lartë se përgjegjësia e Rustemit. Qytetarët janë të vetëdijshëm që të ndëshkojnë një drejtor të pa përgjegjshëm dhe të pa dobishëm, sikurse Ejup Rustemi.

Ai thotë se vonesat në rrugën Shkup-Bllacë i kanë shkaktuar problemet në projektimin e autostradës. Mes tjerash, premton se deri në fund të vitit do të mund të udhëtojmë nëpër autostradën e re.

Megjithatë, është diskutabile dhe nuk duhet t’i besohet asaj çfarë premton, Ejup Rustemi, kjo vetëm përshkak se ka gënjyer shpesh herë me premtime dhe nuk i ka qëndruar pas fjalëve të dhëna e thëna në publik. Por, që edhe nëse kësaj here ia qëllon dhe ndodhë ashtu siç po paralajmëron që deri në fund të vitit të përfundojë ky projekt, më e pakta që mund të bëhet është që të mos krenohet askush sepse është tepruar dhe stërzgjatur. Pra, në vend të krenarisë duhet të turpërohen për paaftësinë për të përfunduar një projekt në kohë reale.

Edhe nëse përfundon në fund të vitit ndërtimi i kësaj autostrade duhet të bëhet lëshimi pa përurim, madje të lëshohet natën vonë në përdorim sepse ditën nuk do t’ia mbuloj drita e diellit këtë dështim. /Zhurnal.mk