Gara e katër veturave të vogla, nga Citroen Ami e deri te Renault Twizy

WhatCar ka vendosur të realizojë një garë me katër vetura që relativisht nuk lëvizin me shpejtësi edhe aq të madhe.

Në qytetet evropiane lëvizin edhe disa mikro vetura, e së shpejti do t’ju bashkohen edhe shumë tjera të kësaj kategorie, transmeton Telegrafi.

Nëse keni menduar që Twingo, Citroen C1, Smart ForTwo dhe modelet e ngjashme kanë performansa minimale – atëherë gaboheni rëndë.

Ekzistojnë më të vegjël por edhe me performanca më të dobëta, dhe nuk është për t’u habitur që ato vetura mund t’i ngasin edhe 14-vjeçarët (në Francë).

E në mesin e tyre është edhe “veterani”, Renault Twizy që shpejti do t’i bëjë 10 vite që gjendet në treg. Me më pak se 20 kuaj-fuqi, por dukshëm më i fuqishëm se Citroen Ami, që në Evropë është në treg me një çmim prej 19.99 në muaj.

Pason Micro Electric me çmimin e veturës së rëndomtë me vetëm 10 kuaj-fuqi. Por aty është edhe REVAi, modeli më i vjetër i kësaj teknologjie.