Atanasov: Të jemi racional – Maqedonia dhe Shqipëria sa më shpejtë që është e mundur të inkuadrohen në BE
Sofje, 3 prill – Ne jemi për atë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të anëtarësohen sa më shpejt në BE”, tha kryetari i Partisë bullgare të Bullgarisë së Fortë (DSB), Atanas Atanasov.
Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit bullgar Kiril Petkov se agjentët rusë kanë punuar kundër marrëdhënieve të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Atanasov theksoi për bTV se shërbimet ruse po punojnë me kapacitet të plotë në të gjitha vendet e rajonit për të penguar vendet e Ballkanit Perëndimor nga anëtarësimi në BE.
“Duhet të mendojmë racionalisht – ne jemi për atë që Maqedonia dhe Shqipëria të anëtarësohen sa më shpejt në BE”, shtoi Atanasov, DSB-ja e të cilit është pjesë e bllokut “Bullgaria Demokratike”, një nga anëtarët e koalicionit qeveritar bullgar.

