Atanasoski: Shënimi etnik i territoreve dërgon në dezintegrim

Shkup, 5 Maj – Analisti politik, Bllagojçe Atanasoski, sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, duke folur për temën “lapidaret dhe kryqet”, vlerësoi se ngritja e monumenteve me tipare etnike mund të çojë në dezintegrimin e vendit.

“Shënimi i vazhdueshëm i territorit etnik çon në dezintegrimin e një shoqërie multietnike, siç është Maqedonia dhe pavarësisht se ne themi se jemi shoqëri e ndarë, sipas normave kushtetuese dhe ligjore, Maqedonia është shtet unitar dhe duhet të mos shkohet në “teh të thikës” për atë të paqe të brishtë ndëretnike e ruajtur 20 vjet pas konfliktit ushtarak dhe për të bërë gjëra që vazhdimisht do të ndezin ndjenjat dhe emocionet etnike të qytetarëve”, tha Atanasoski.